KRYETARI KASAMI DEBATOI ME DEPARTAMENTET E HISTORISË MBI TRASHËGIMINË KULTURORE TË TETOVËS

vull
Në ditën e tretë në Tetovë po i zhvillon punimet, punëtoria e përbashkët e Departamenteve të historisë. Pjesa e tretë iu kushtua Trashëgimisë kulturore e shpirtërore të qytetit të Tetovës. Me iniciativë të drejtorit të Institut pë studime sociale të Universitetit të Prishtinës prof.Ass.Dr.Arsim Sinani me specialistë të fushës u diskutua pë trashëgiminë kulturore, shpirtërore, materiale e jomatetiale, urbane të qytetit të Tetovës. Kryetari i Tetovës.Dr.Bilall Kasami foli mbi idenë e tij që të trajtohet trashëgimia e Tetovës nē mënyrën e duhur dhe se ka një strategji afatgjate për te.
* * *
Ky aktivitet i pari i llojit të vetë po i zhvillon punimet intenzive në qytetin e Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut ka për synim disa objektiva me interes për studimet historike shqiptare. Punëtoria e cila ka karakter pune do përcaktoj një kalendar të përbashkët dhe nisma të koordinuara të këtyre institucioneve me rëndësi për shqiptarët në rajon.
* *
Specialistët e fushës në këtë aktivitet me karakter kombëtar, e rajonal, janë të gjitha Departamentet e historisë nga universitetet si:
#Universiteti i Prishtinës
#Universiteti i Tiranës
#Universiteti i Shkupit
#Universiteti i Tetovës
#Universiteti i Shkodrës
#Universiteti i Korçës
#Universiteti i Elbasanit
#Universiteti i Gjirokastrës.
Më pas në terren kryetari Kasami bashkë me specialistët nga Tetova dhe specialistë të shquar shqiptar u trajtuan objektet më të rëndësishme të qytetit të Tetovës.

Next Post

Komuna e Tetovës ka bërë vendosjen e shtyllave nëpër disa trotuare

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Veprimtari Komunale, Ndërmarrjen Komunale “Tetova”- Tetovë ka bërë vendosjen e shtyllave nëpër disa trotuare për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të krijuar kushte që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa. Përmes këtij aksioni dhe aksioneve të tjera që do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: