Kryetarja Arifi inspekton punimet e rekonstruimit të çerdhes në afërsi të Qendrës sportive

Blerand Rexhepi
Po zhvillohet rikonstruimi i objektit të çerdhes në afërsi të qendrës sportive, që është edhe objekti i fundit nga gjithsej 5 çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë, që arritëm ta rinovojmë tërësisht gjatë 8 viteve të kaluara.
Bëhet fjalë për rikonstruim të plotë të hapësirave të çerdhes, që do të mundësojë siguri dhe kushte më të mira për fëmijët.
Në vitin 2014 pikërisht në këtë objekt të çerdhes, arritëm që përmes projektit “Forume në bashkësi” të financuar nga Agjensioni zviceran për zhvillim të vendosim dyer dhe dritare të reja për tërë objektin e çerdhes.
Përmes politikave të menaxhimit të mirë, arritëm që të ulim borxhet e çerdheve dhe njëkohësisht të investojmë në infrastrukturën dhe kualitetin e procesit edukativ në të gjitha çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë!
https://www.facebook.com/teutaarifiofficial/posts/5381915158515993
Next Post

"E diela ditë jo pune" është një zgjidhje ligjore për arritjen e barazisë sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social, u shqyrtua drafti i tekstit për zgjidhjen ligjore për “Të Dielën ditë jo pune”. Dialogu trepalësh konfirmoi qëllimin e Qeverisë – E diela të shpallet ditë jo pune, dmth. Sipas asaj që u përmbyll sot, teksti të lexohet: “E diela është […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: