Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryetarja e re e Gjykatës Administrative Elmedine Asani ka pritur në takim pune sot dy drejtuesit e Drejtorisë për të Ardhura Publike

2 min read

Pas marrjes së drejtimit të Gjykatës Administrative nga gjykatësja Elmedine Asani, Drejtoresha  e Drejtorisë së të Ardhurave publike Sonja Lukarevska kërkon thellim të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për zbatimin e Ligjit të ri për konteste Administrative.

Kryetarja e porsazgjedhur e Gjykatës Administrative, Elmedina Asani, është vizituar sot nga Drejtoresha në Drejtorinë e të ardhurave publike dhe zëvendësi i saj, Sanja Llukarevska gjegjësisht Abdylselam Selami.

Qëllimi i takimit të ndërsjellë kishte të bëj me thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Theksi i veçantë në këtë takim  pune është vënë në shtimin e efikasitetit në vazhdimësinë e lëndëve, që kjo Gjykatë i ka në punën e saj të përditshme, e cila është edhe agjendë e kryetares së re të Gjykatës Administrative, në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin në fjalë, po ashtu theks është vënë edhe tek digjitalizimi i të dyja institucioneve, me qëllim që qytetari ta ketë sa më të lehtë eksesin në to, duke kursyer mundin dhe paratë e tyre në këto kohëra me ekonomi të varfër globale.

Kryetarja e re e Gjykatës Administrative, Elmedina Asani, që prej pesë vitesh është e angazhuar në gjykatën Administrative , ndërsa paraprakisht, Asani ka punuar në gjykatën e Tetovës, dhe për afro një dekadë edhe si asistente në fakultetin juridik, në Universitetin e Tetovës.

Asani gjatë karrierës së saj të punës njihet si gjykatëse e palëvizshme në vendimet e saja, dhe një njeri tejet i përkushtuar në punë, sidomos në avancimin gjyqësorit në vendin tonë.