Kujdes kujt i jepni lëmoshë, gruaja që lyp në Gostivar, vjen nga Shkupi me “Mercedes”

vull

Një qytetar i ndershëm i ka shkruar redaksisë së TV2 , për të informuar qytetarët e këtij vendi se një grua që vjen për të kërkuar lëmoshë, është thjesht një mashtruese dhe se e njejta nuk e meriton mëshirën e qytetarëve.

Në letër ai shkruan se të njejtën grua ai e kishte parë duke lypur në xhaminë e “Kadrit”, dhe vetëm pak kohë më vonë, është paraqitur para lokalit të tij me një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Shkupi.

 

 

Në vijim ua sjellim të plotë përmbajtjen e letrës, bashkë me fotografitë që ai i ka dërguar

 

“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është perplot i mbushur me mashtues dhe mashtruese si kjo grua !! Mesiguri ju është e njohur dhe mesiguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !! Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT gv duke lypur . Për pak minuta duke ndejt para lokalit tim shoh të njehtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk mu besua !!!

Kini kujdes kujt jepni lemosh qytetarë të nderuar
L.Ismaili”.

Zotëriu në fjalë i ka shënuar edhe target e makinës, të cilat Tv2 ia ka dërguar tash më policisë.

Next Post

Gjimnazi “Ibrahim Temo” me pamje të re për vitin e ri shkollor 2019-2020

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020, Gjimnazi “Ibrahim Temo” merr pamje të re pas punës intenzive gjatë pushimit veror dhe pas intervenimit të Kryetarit Ramis Merko dhe drejtoreshës Besime Jonuzi për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për nxënësësit e kësaj shkolle.   Sot,përfaqësues të […]

Subscribe US Now