KUMANOVË: Prof.Lutfije Veseli zgjidhet zëvendës drejtoresh e shkollës së mesme ekonomike

vull
Kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës dega në Kumanovë, profesoresha Lutfije Veseli ka pranuar detyrën e zëvendës drejtoreshës së shkollës së mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë.
Lutfije Veseli e pranoi detyrën nga zëvendës drejtori i tanishëm, profesor Elham Ademi të cilit iu falënderua për kontributin e deritanishëm.
Lutfije Veseli, e lindur në qytetin e Kumanovës, rrjedh nga një familje arsimdashëse. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë në gjimnazin matematikor “I.LL.Ribar” kurse Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë e ka përfunduar në vitin 1995.
Ka filluar me punë si profesoreshë e matematikës në vitin 1997 në gjimnazin “Zef Lush Marku”, shkollën e mesme të mjekësisë “Pance Karagjozov” dhe në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup.
Prej vitit 2012 është profesoreshë e matematikës në shkollën e mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë./Televizioni FESTA

Next Post

Bekteshi: Do t’u vihet dryni marketeve që rrisin çmimet

“NUK DO TË LEJOJ QË NË KOHË KRIZË TË PËRFITOHET NË SHPINË TË QYTETARËVE” Do t’u vëmë dry marketeve të cilët duan të përfitojnë në shpinën e qytetarëve, paralajmëroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai tha se ka kompani të cilët janë dënuar për keqpërdorim por në qoftë se vazhdon […]

Subscribe US Now