Kur ASH deklaronte: Nuk votojmë ligj që amniston kriminelët (Video)

Në ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për sot ka caktuar seancën e 135-të, ku në rend dite përpos propozim-ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga partia Aleanca e Zijadin Selës dhe ajo e BESË-s së Bilall Kasamit, se si do rreshtohen ata rreth votimit ose jo të këtij ligji informon TetovaSot .
Të përkujtojmë se Sela ashtu edhe Kasami u zotuan kundër Prokurorisë, ndërsa tani çështja është a do ta mbajnë fjalën?!
Qëndrimi kundër i VMRO së tashmë është i njohur .

Aleanca për Shqiptarët nuk do ta përkrahë Ligjin për Prokurori Publike ndërsa këtë e bëri të ditur vet deputeti i kësaj partie Syrija Rashidi, i cili përmes një konference për media kur deklaroi se ky ligj ka për qëllim vetëm faljen, dhe për këtë shkak, partia e tyre nuk do ta mbështetë këtë ligj.

Edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli pak ditë më parë nga Kuvendi tha se Lëvizja Besa nuk do e përkrah ligjin për Prokurorinë Publike që sipas tij ata nuk janë konsultuar me versionin e fundit të ligjit.

Zendeli tha se nuk do ta votojnë këtë ligj sepse është ndryshe nga versioni i cili u morën vesh dhe i cili ishte në procedurë parlamentare para se të dërgohet për procedurë të shkurtuar.

Seanca është caktuar në orën 13.

Next Post

BDI fton ASH, Besa dhe VMRO që të ndryshojnë qëndrimin dhe të votojnë pro ligjit për prokurori

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qëndrimin refuzues të partisë opozitare Besa dhe ish partnerit tonë në qeverisje ASH si dhe opozitës maqedonase VMRO DPMNE, ndaj Ligjit për Prokurori të Përgjithshme, dhe fton këto tre parti që të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre kundër këtij ligji dhe të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: