Kur do t’i thotë stop Serbisë për t’i nderuar kriminelët Bashkësia Evropiane dhe ajo ndërkombëtare?

vull

Me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Serbia si njëra ndër republikat më të mëdha dhe më të privilegjuara e filloi një luftë të përgjakshme, kriminale dhe gjenocidale kundër Republikave tjera të banuara me popuj jo serb të kësaj bashkësie federative, me shpresë se do ta shpëtojë dhe përsëri ta dominojë siç e kishte dominuar deri në atë kohë.

Serbisë nuk i doli ashtu siç e kishte menduar dhe planifikuar.

Ajo e filloi një luftë të përgjakshme, në të cilën bëri krimet më makabre të luftës ndaj popujve tjerë, të cilat krime nuk i kishte njohur historia e njerëzimit në periudhën e pas Luftës së dytë botërore.

Në Bosnjë dhe Kosovë bëri gjenocid, në Bosnjë ekzekutoi dhe masakroi në mënyrën më monstruoze mbi 20 mijë gra, burra e fëmijë boshnjakë.

Në Kosovë ka masakruar mbi 15 mijë shqiptarë të te gjitha moshave ndër të cilët me mijëra fëmijë të vegjël, por në dallim me krimet në Bosnje , ku trupat e të masakruarve boshnjakë ushtria serbe i kishte varrosur në territorin e Bosnjës në varre masive, ndërkohë trupat e shqiptarëve të vrarë, të masakruar, i kishte dërguar në varret masive në Serbi, për t’i fsheh gjurmët e krimeve të luftës kundër njerëzimit.

Madje të gjallët, të cilët i kishte transportuar për në Serbi, një numër të madh të mbyllur të gjallë në kontejner i kishte hedhur në lumin Danub në kryeqytetin e shtetit serb në Beograd. Për këtë rast një Prokuror ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi e ka publikuar një libër në të cilën në mënyrë të detajuar, me prova dhe fakte konkrete e përshkruan se si është kryer ky gjenocid dhe pas sa kohë kanë dal në sipërfaqe të ujët të lumit Danubit në Beograd kontejnerët me trupa të shqiptarëve të Kosovës dhe se si është proceduar më tutje me këta kontejnerë me trupa të shqiptarëve…

Gjithashtu, civilët tjerë shqiptarë të zënë rob dhe të transportuar të gjallë në Serbi, policia serbe i ka përdorë si shenja qitjeje në poligonet e qitjes dhe pasi i ka vrarë trupat e tyre i ka varrosur në varre masive në Serbi. Edhe pas asaj e kësaj dite heziton për të treguar vendndodhjen e këtyre varreve masive me trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar.

Për të përshkruar krimet makabre të luftës dhe gjenocidin e ushtrisë dhe policisë serbe kundër shqiptarëve në luftën e fundit është e pamundur në një shkrim të një formati kaq të vogël, por ajo që kisha ndërmend t’ia ofroja lexuesit dhe opinionit në përgjithësi me këtë shkrim ka të bëjë: Deri kur Serbia, kriminelët serbë të luftës, të cilët pas lufte i dënoi Gjykata ndërkombëtare për krime lufte me seli në Hagë, do t’i shpërblejë, duke i emëruar rrugët dhe sheshet e qyteteve të Serbisë me emrat e tyre dhe shumicën nga ata t’i zgjedh në krye të institucioneve ushtarake dhe shtetërore?

Si është e mundur që të hesht Bashkësia Evropiane dhe ndërkombëtare ndaj një akti të tillë nazifashiste të Serbisë?!

Dhe deri kur do ta tolerojë Bashkësia Evropiane dhe ajo ndërkombëtare Serbinë për tu mos u ballafaquar me të kaluarën e saj kriminale kundër popujve tjerë, veçanërisht kundër popullit shqiptar, boshnjak dhe Kroat, apo do ta lerë pa e ndëshkuar Serbinë për të gjitha këto krime makabre të luftës, që të mendojë edhe për fillimin të një lufte tjetër, e cila do të ishte tragjike për të gjithë popujt e rajonit, por pa dyshim edhe për vet popullin serb.

Next Post

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut

Nëntoger Ylli Abazi ka mbaruar me sukses Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga tani, oficeri Abazi njohuritë ushtarake, akademike dhe praktike të fituara gjatë studimeve do t’i zbatoj gjatë shërbimit, duke kontribuar në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si një Forcë në drejtim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: