Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin kandidat të koalicionit ASH-AAA për Komunën e Tetovës.

vull

Kuvendarët votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale. Para zgjedhjes së kandidatit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se kuvendarët kanë zgjedhur mes më të mirëve dhe se pas këtij Kuvendi i pret beteja më e rëndësishme për fatin e këtij qyteti.


“Ideja e fitores nuk është ideja e fitores të një emri të përveçëm, por ideja e fitores së konceptit politik. Tetova e do ndryshimin dhe bashkë me qytetarët e Tetovës ne duhet ti themi stop talljes e nënqeshjes që na bëjnë këta që sa vite e qeverisin Komunën e Tetovës, duke na thënë se tani e kanë vendosur t’i thonë stop hajnisë”, tha Sela në fjalën e tij para kuvendarëve.

Aleanca për Shqiptarët, zgjedhjet në Tetovë i sheh si një betejë për t’ia rikthyer dinjitetin qytetit të dy universiteteve, qytetit të ndryshimeve të mëdha dhe qytetit më të goditur nga pushteti aktual LSDM-BDI. Që sot ne fillojmë përgatitjet për të jetësuar projektet për zhvillimin e Komunës së Tetovës, bashkë me komunat e tjera në të cilat Aleanca për Shqiptarët do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Ndryshimi i madh që filloi në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë do të vazhdojë me komunat e tjera dhe do të kulminojë me fitoren në pushtetin qëndror.

Next Post

Kosova në futboll ka arritur të dalë e pamposhtur në ndeshjen që e dominoi nga fillimi e deri në fund kundër Greqisë

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi Grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022, derisa përfundoi me rezultat 1-1. “Dardanët” e dominuan me lojë dhe raste Greqinë, por nuk arritën të marrin pikë e plota nga kjo përballje. Në pjesën e parë, Kosova ishte […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: