Kuvendi i deges së PDSH-së Gostivar miratoi listën e kandidatëve për këshillin komunal

vull
Kuvendi i deges së PDSH-së Gostivar miratoi listën e kandidatëve për këshillin komunal
Dega e PDSH-së në Gostivar mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartës i listës do të jetë z. Fejzi Xhelili.
Në këtë kuvend kandidatja e PDSH-së për kreun e komunës së Gostivarit znj. Renata Elezi para kuvendit elaboroi platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Gostivarit siç janë uji për pije, kanalizimi, zgjidhja e problemit me mbeturinat, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rëndësi për banorët e kësaj komune. Në kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi.
Next Post

Ish agjenti serb: Janiqijeviq u vra me urdhër të Beogradit sepse u zbulua se spiunonte për SHIK-un

Serbi i cili shërbeu më herët në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Bojan Bozhoviq, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se pas raportimit korrekt për ngjarjet marsit 2004, serbët e kishin ndjekur duke e shpallur armik të tyre. Thotë se me Kërstimir Pantiqin ishin marrë vesh që ta rrëzojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: