KUZHINË E RE PËR 900 FËMIJË TË ÇERDHES “FIDANI”

vull
Kopshti për fëmijë “Fidani” duket edhe më i bukur me renovimet e fundit, të cilat i inspektova edhe nga afër bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe Gjelbërimet”, Ardijan Muça – Faqja zyrtare.
Drejtoresha Gzime Bakiu gjatë vizitës që i bëmë sot kopshtit na informoi se sapo ka përfunduar rinovimi i kuzhinës kryesore dhe e cila është tanimë tejet moderne. Është bërë ndërrimi i pllakave, i dyerve, ndërrimi i aspiratorit për tërheqjen e avullit që është donacion nga ndërmarrja “Eftinija Impex”.
Dhe në këtë kuzhinë përgatitet ushqimi për 900 fëmijë të 5 objekteve të kopshtit “Fidani”.
Ndërsa në këtë Kopsht ekipet tona komunale kanë ndërtuar murin dhe rrethojën e oborrit, kemi vendosur tërësisht edhe lodra të reja për fëmijët në oborr, ndriçim të ri, e me NP Parqet dhe Gjelbërimet kemi rregulluar edhe oborrin e kopshtit të fëmijëve duke mbjellë fidanë të ri, lule e bari. Po ashtu është bërë edhe adaptimi i një hapësire-klasë, duke u mobiluar me karrige dhe inventar të nevojshëm si dollapë e tavolina.
Përkujtoj se në Komunën e Çairit në ndërtim është edhe Kopshti më i madh për fëmijë në vend “Bambi” që do të jetë me kapacitet për 350 fëmijë.
Next Post

Milikije Halimi bindshëm çon përpara në anketat e fundit për Haraçinën

Kryetarja aktuale dhe kandidate e LSDM për komunën e Haraçinës, Milikije Halimi po çon bindshëm në anketat e fundit të cilat janë bërë për këtë komunë tregojnë se ajo është fituese dhe do jetë kryetare e komunës edhe për një mandat të rradhës. Ky sukses i saj vjen pas punës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: