Lajm I tmerrshëm, ndahet nga jeta artisti dhe aktivisti I njohur gostivaras Jeton Aliji

vull
Është ndarë nga jeta njëri nga artistët dhe aktivistët më të dalluar të Gostivarit. Gjatë jetës, ka punuar për disa vite në komunë, ndërsa qytetarët e mbajnë mend edhe për punën e tij në mediat e qytetit të Gostivarit si një prezantues shumë i suksesshëm. Ishte viti 2016 që Jetoni tregoi një anë tjetër të talentit të tij, fotografinë. Fotoaparati e nxorri në sipërfaqe si një talent të lindur duke lënë gjurmë me fotografitë e tij që kaluan kufijtë e trojeve shqiptare dhe duke u vlerësuar nga revista prestigjioze ku shpesh pushtoi vendet e para. Vitet e fundit të jetës i ka kaluar në Gjermani ku vajti për një jetë më të mirë, dhe gjatë kësaj kohe, është marrë profesionalisht me fotografinë. Asnjëherrë nuk e harroi vendin e origjinës ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm kadh dhënë edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë. Ai ka lënë pas dy fëmijë, bashkëshorten dhe nënën e tij.
Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit.
Shkollën fillore e ndoqi në vendlindje, në fshatin Sërmnovë për të vijuar shkollën e mesme në Gostivar dhe për të përmbyllur studimet në UEJL-Tetovë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shoqërisë!
Next Post

Kushtrim Dobra sjellë hitin e verës “Edi që ma ke inati”

Kushtrim Dobra një emër i njohur në skenën shqiptare, këngëtar i talentuar i cili para disa ditëve e lansoi videoklipin më të ri «Edi që ma ke inati ». Dobra është një këngëtar nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Edhe pse është i ri në tregun muzikor, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: