LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë gazetari Zejnulla Veseli

vull

Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli. I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup, në gazetën Fakti, në revista javore, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA.
Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta, ndërsa ka mbuluar çështjet ekonomike në redaksinë KOHA. Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi.
Vdekja e Zejnullait është humbje e madhe për gazetarinë në vend, ndërkohë që gazeta KOHA i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Veseli.

Next Post

QAKA: E PABESUESHME SI NUK SHËNUAM, NË SLLOVENI PROVOJMË GJITHÇKA

Shkëndija të martën (13.07.2021) në fushë të kampiones së Sllovenisë, NS Mura do të kërkojë përmbysjen e humbjes 1:0 në Shkup në raunin eliminatorë të UEFA Champions League.  Vëmendja e të gjithëve në KF Shkëndija është kthyer ka ndeshja e dytë me NS Mura. Pas duelit të së martës në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: