Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Lëshim i shpejtë dhe efikas i pasaportave në Ambasadën tonë në Berlin

2 min read

Vendosja e stacionit bazë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin e Republikës Federale të Gjermanisë ka filluar t’i japë rezultatet e para.Për më pak se një muaj, janë fotografuar më shumë se 200 persona, rreth 70 prej të cilëve tashmë janë pajisur me dokumente të udhëtimit, konfirmon ambasadori ynë, Ramadan Nazifi. Ambasadori thekson se përmes stacionit bazë zgjidhet një nga problemet më të mëdha, me të cilat është përballur diaspora dhe Ambasada.Për procesin efikas dhe të lehtësuar të marrjes së dokumenteve të udhëtimit nëpër Ambasada, me ndihmën e sistemit të ri, e dëshmojnë edhe qytetarët tanë që tashmë i kanë përjetuar këto përfitime.

 

“Në dokumentacion thuhej se pasaportën e re do ta marrë për 3 deri në 4 javë. Ky është një lehtësim i vërtetë për të gjithë!”, tha shtetasi ynë, duke komentuar përshpejtimin e procedurës.Krahas komenteve të shumta pozitive që vijnë nga rrjeti diplomatik, por edhe nga diaspora, theksohen përfitimet e marrjes së dokumentit të ri të udhëtimit në Ambasadë, pa pasur nevojë për shpenzime shtesë dhe udhëtime për në vendlindje:“Jam shumë i kënaqur që mund t’i marrim pasaportat këtu, në Gjermani, në Berlin. Nuk ka gjë më të mirë se kjo!”Ministria e Punëve të Jashtme në vazhdimësi po angazhohet për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Në këtë drejtim, për herë të parë, në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore janë vendosur nëntë stacione bazë dhe 4 stacione mobile, ndërsa synimi i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është që në periudhën e ardhshme ta avancojë këtë projekt, duke e rritur shtrirjen e Ambasadave, të cilët do t’ua ofrojnë këto shërbime qytetarëve tanë.