Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport AD-Shkup informon opinionin për lëshimin në qarkullim të tre lokomotivave elektrike të serisë 443 (nga gjithsej 4) nga prodhuesi CRRC ZELC nga Zhuzhou, Kinë, të siguruara përmes Projektit për revitalizimin e parkut vozitës të HRMV Transport SHA Shkup, me mjete të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Vlera e 3 lokomotivave të reja është 6.414.000 Euro, ndërsa Kontrata për të gjitha lokomotivat, gjithsej 4, është 8.678.600,00 Euro.
Me arritjen e këtyre tre lokomotivave të reja elektrike rrumbullakohet Projekti për revitalizimin e parkut vozitës të HRMV Transport SHA Shkup, gjë që paraqet një kënaqësi të madhe për ne, duke marrë parasysh që lokomotivat e fundit janë blerë 45 vjet më parë, në vitin 1975. Këto elektro-lokomotiva janë prodhuar në përputhje me direktivat, kriteret dhe standardet më të rrepta evropiane dhe do të mundësojnë transport hekurudhor më të mirë, më të shpejtë dhe më të sigurt në hekurudhat nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, shprehim mirënjohje ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe të gjithë punonjësit e HRMV Transport SHA-Shkup për përpjekjet dhe mundin e tyre që sot të krenohemi me fytyrën e re që do ta marrë hekurudha në Republikën e Maqedonisë së Veriut me lokomotivat e reja elektrike.