KOMUNIKATË
Në prezencë të nënkryetarit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, anëtarëve të kryesisë qendrore Sedat Ramadani, Hulus Asipi si dhe Shenasi Xheladini, u realizua takim me strukturat e Lëvizjes BESA në Kumanovë.

Kuvendi i degës në Kumanovë miratoi listën e këshilltarëve komunal për zgjedhjet e 17 tetorit, listë të cilës do t’i prijë mjeku Hulus Asipi. Gjithashtu, kuvendi në mënyrë unanime zgjodhi kryetarin e degës, Hasan Kadriu.
Lëvizja BESA
30.08.2021

You must be logged in to post a comment.