Lëvizja BESA – Tearcë: ISHP-ja ndalon ujin për pije në Tearcë, urgjentisht të dorëhiqet Kryetari i Komunës!

vull

Për fat të keq sot, Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë, ka publikuar analizat për ujin e pijshëm në fshatin Tearcë, të cilët ndalojnë reptësisht që uji të përdoret për pije sepse është infektuar me fekale. Gjithë dyshimet e banorëve të Tearcës, rezultuan të vërteta, ku ditë më parë shumë banor kërkuan ndihmë mjekësore.

Heshtja e institucioneve përkatëse, duke përfshirë edhe Kryetarin e Komunës, tregon se ata aspak nuk interesohen për gjendjen e qytetarëve dhe për krijimin e kushteve më të mira për jetë. Jemi në shekullim XXl, ndërsa banorët e Tearcës ende pijnë uji të ndotur, i cili seriozisht dëmton dhe vendos në rrezik jetën e banorëve.

Në shoqërit e zhvilluara demokratike, dorëheqja Kryetarit të Komunës, do të ishte më e pakta që mund të bëhej, duke e ditur se ata kanë përgjegjësi para qytetarëve që ua kanë dhënë besimin.

Next Post

Gjilani me aktivitete të ndryshme në sport, art, letërsi e muzikë shënon 12 gushtin, Ditën e Rinisë

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 12 gushtin, Ditën e Rinisë, me një pjesëmarrje të gjerë të të rinjëve në fushën e artit, muzikës, letërsisë dhe sportit, duke përquar kështu mesazhin e rinisë aktive që Gjilani e ka në vazhdimësi. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari Lutfi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: