Lëvizja BESA uron zgjedhjen e Shaqir Fetahut në krye të BFI-së

vull
Nga sot, Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zgjodhi reisin e ri, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, njëherit edhe myfti i qytetit të Gostivarit. Lëvizja BESA, i uron sukses z.Fetahut si dhe BFI-së për zgjedhjen e reisit të ri si dhe i përgëzon për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor të brendshëm, e cila është një vlerë e shtuar në këtë institucion.
Gjithashtu, inkurajojmë BFI-në dhe reisin e ri që muslimanët t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë, sepse ky institucion është ndër më të rëndësishmit në vend, andaj uniteti, demokracia dhe fisnikëria duhet të jenë parim bazë i këtij institucioni.
Mirënjohje për të gjithë palët që morën pjesë në këtë proces dhe që mundësuan të kalojë qetësisht dhe në mënyrë paqësore.
Urime dhe Suksese!
Next Post

Kentina Shehaj: Eksperimentoj me rrymat, ja kur do të vijnë projektet e reja

Edhe pse gjendja nga pandemia Covid 19 është rënduar mjaft kohët e fundit, arti vijon udhën për të sjell ngjyra në këto ditë të zymta. Këngë të reja dhe materiale mjaft interesante të publikuara, së fundmi nga zëra të ndryshëm të skenës shqiptare. Për të kjo periudhë ka qenë produktive. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: