Lëvizja Ilirida: Hapni pikat kufitare ose do të përballeni me protesta

vull

Hapja e kufirit me R.Kosovës ,u shëndrua në pritje të Godosë. Ky maltretim i qytetarëve dual në sipërfaqe se qenka i planifikuar nga ana e dy qeverive të R. Kosovë dhe R.M.V.

Informatat se së shpejti do hapet kufiri pa test PCR, u shëndrua në humbje të durimin normal tek qytetarë e dy anëve,pasi që dita ditës dalin informata,nga ministrat se gjoja une jam  për e ai jo.Që na jepë të kuptojmë se nuk qëndron  shkaku te izolimi por qenkan kapricet,dhe përplasjet në koalicionin qeveritar.Inatet i paguejnë qytetarë e gjorë,të cilëve u është marë e drejta e takimit me familjet e ndara matanë kufirit,regjistrimi i studentëve,si dhe punët afariste në mes qyteteve kufitare.

Nëse mbyllen kufijtë ajo do ishte gjenerale për të gjithë pikat kufitare,e jo selektive,virusi nuk njeh etnitet dhe shtet të gjithë i sulmon njejtë, e jo si qasja politike e qeverive me metoda selektive, të ndikojnë mbi qytetarët.Edhe nga informatat që komunikohen nga shtabi i emergjencës së Kosovës, atje është numri shumë më i ulët i infektimeve se sa te na.

Edhe janë përcaktuar masat mbrojtse,të udhëzuara nga emergjenca e R.V.Maqedonisë,të cilat respektohen nga qytetarët si këtu,po ashtu edhe në Kosovë, janë në fuqi. Prandaj nuk duhen masa shtesë,të cilat e rëndojnë buxhetin personal,edhe ashtu të dobsuar nga pandemia.

Lëvizja Ilirida nuk pajtohet me masat selektive,dhe nuk e pranon ndarjen emocionale me familjet,nga dy anët,mallzimi ka kaluar në prishjen e ndjenjave psiqike tek njerëzit e ndarë.

Prandaj apelojmë që sa më parë të hapen kufijt,se përndryshe do e ftojmë popullatën,antarsinë,simpatizantët që të ngrihemi në protesta me mënyrën  demokratike që të japim mesazhin faktorit të brendshëm dhe ati të jashtëm,se qeveritë e dy vendeve i kanë tajkaluar masat e regjimit izolues,dhe se shërbehen me metoda mesjetare.

Protestat do i mbajmë në pikat e përfolura.

01.10.2020

Tetovë

Next Post

Viti 2021 në nder të Blazhe Koneskit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuaravitin 2021 e ka shpallur për vit Ndërkombëtar të  paqes dhe Besimit, në mënyrë që të mobilizojë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar paqe të përhershme, solidaritet dhe harmoni. Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: