Nga se shqiptarët nuk dolën të votojnë për referendumin e organizuar nga partitë me platforma nacionaliste të asaj kohe.
Për shqiptarët ishte,i papranueshëm teksti i referendumit dhe njëanshmëria e avancimit të popullit maqedonas,kundrejt popullit shqiptar, pasi që në kushtetutën e vitit 1974 shqiptarët dhe maqedonasit ishin popuj të barabartë konstituiv të R.Maqedonisë.
Nga kjo pakënaqësi shqiptarët u detyruan ,që të organizojnë paralel, referendumin e vet, të vitit1992, ku pjesa veriperëndimore e shtetit të ketë autonomi politike.
Po ashtu u bojkotua edhe miratimi i kushtetutës së R.Maqedonisë ,nga ana e deputetëve të partive shqiptare, të përfaqësuara ne kuvendin e R.M.
Nga këto rrethanat, e dala nga vendimet politike, të cilat rezultojnë me bojkote nga ana e shqiptarëve, arsyeton se ky shtet nuk është i pranuar nga vullneti politik i shqiptarëve, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.Prandaj aludojmë se 8 Shtatori nuk pranohet nga vullneti i shqiptarëve si dit feste,por si e imponuar.
R.Maqedonisë akoma funksionon si shtet unitar,megjithëse participojnë edhe parti shqiptare, në funksionimin e shtetit. Por përsëri,këta parti shqiptare nuk e reflektojnë vullnetin politik të popullatës shqiptare,sepse dalja e votuesve shqiptar në ciklet zgjedhore,arin në 23-28%,që është numër i pamjaftueshëm për përfaqësimin e vullnetit politik të shqiptarëve.
Lëvizja Ilirida do të kërkojë nga elektorati që në zgjedhjet e radhës,të cilat munden të mbahet së shpejti,që me votat e lira të votohet opsioni federal i shtetit,dhe së fundit ky shtet të mare rrugën e zhvillimit normal,politik dhe ekonomik.
Do të çfuqizohen aspiratat hegjemoniste të fqinjëve,dhe do të minimizohet plaçkitja e pasurisë shoqërore nga funksionarët shtetërorë, po ashtu shteti do të stabilizohet me dy shtylla stabiliteti.