Liburn Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, mbi 150 milionë euro investim me tunelin mbi 6 kilometra (VIDEO)

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 17 Second

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, për të cilën Qeveria e Kosovës kishte lidhur marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator të këtij viti.

Propozimin për ta formuar këtë komision e bëri ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, tha që ky projekt pritet të kushtoj mbi 150 milionë euro.

“Varianti i tunelit është ai që do ta përcaktonte vlerën kryesore, por projekti do të kaloj vlerën mbi 150 milionë euro, por mund të shkoj edhe më lartë, tuneli bashkë me lidhjen jugore për Prizren”, tha Aliu.

“Projekti përpos që lidhë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën, lidhë në fakt edhe dy korridore shumë të rëndësishme që është korridori i tetë që nga Shkupi arrin në Durrës përmes Librazhdit, dhe rrugës së kombit nga Prishtina në Tiranë”, tha Aliu., raporton ndertimi.

Sipas tij me vendimin e sotëm do të filloj puna konkrete teknike drejtë përfundimit të fizibiliteti dhe fillimit të projektit të menjëhershëm.

“Në fillimin e vitit do të kemi edhe fillimin e dizajnit. Në bazë të studimit parafizibilitetit janë 3 variante, pra 3 variante për të cilat tunelet janë të ndryshme, lartësia mbidetare dhe kushtet në terren përcaktojnë, varianti më i përshtatshëm është varianti që e ka tunelit 6.4 km, mbi fshatin Manastiric nga ana e Kosovës dhe kalon afër fshatit Bozovc në Republikën e Maqedonisë dhe ku pastaj përmes Brudesit mund të lidhemi në Tetovë”, tha ministri Aliu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në Strugë

ASH-AA: Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski. Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: