Pas një orë marrje në pyetje tek prokurorja Vilma Ruskovska, Lila Filipovska nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. Ajo nuk tregoi se cila është lidhja e saj për rastin “Zhvatja”, si dhe a i ka huazuar para Boki 13, transmeton Kohanews.
Në vend që të përgjigjej, ajo tha, “Do të më prishësh flokët”, dhe pyeti gazetarët, “Ah, kur po e bën këtë?”
Ajo u largua nga Prokuroria dhe nuk u përgjigj në pyetjen: “A e vizituat Boki 13 në burg”, pyetje e cila u parashtrua nga gazetarët.