Lladrovci takon Artan Grubin: Respektimi i faktorit shqiptar nuk është çështje dëshirash

Kohanews Admin

Kryetari i komunës së Drenasit, ka takuar në Shkup, zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, duke cekur se në këtë shtet ka hov të ri në implementimin e premtimeve të dhëna nga BDI-ja gjatë fushatës zgjedhore, informon GAZETA.MK

Ramiz Lladrovci ka theksuar se “shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Maqedonia e Veriut, ka hov të ri në implementimin e premtimeve gjatë fushatës nga BDI-ja.

Përfaqësimi, prezantimi dhe përmbajtja e projekteve, janë garanci e të ardhmes së shqiptarëve në trojet e veta.

Respektimi i faktorit shqiptar, nuk është çështje dëshirash por implementim ligjesh në rrugën integruese.

Shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi.

Qëndrueshmëria Juaj në këtë rrugë, është dëshmi e rrugës së drejtë. Suksese!

Next Post

RMV, nuk ka para për punësimin e inspektorëve të rinj mjedisorë, do të pritet ribalanci i buxhetit (Infografik)

Punësimi i inspektorëve të rinj në Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor do të duhet të presë ribalancën e buxhetit. Inspektorati, për një kohë të gjatë ka stagnuar dhe punon në limite me vetëm 50 përqind të numrit të të punësuarve që i duhen me të vërtet, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Një rajon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: