LSDM: BËJMË THIRRJE PËR BASHKËPUNIM, JO VOTË PËR OPSIONIN ANTI-NATO, ANTI-BE, ANTI-PRESPA

vull

“Populli pa se në një tavolinë janë ulur përfaqësuesit e anti-NATO-s, anti – BE-së, anti-Prespa dhe strukturave anti-demokratike në vend, pjesëmarrësit e veprimeve të përgjakshme të 27 Prillit, bashkë me ata që në mënyrë deklarative angazhohen për kusin euro-atlantik të vendit dhe që u rrahën në 27 Prillin e njëjtë” – thuhet në reagimin e LSDM-së, pasi VMRO-DPMNE, ASH, AAA, BESA dhe LEVICA njoftuan se kanë formuar shumicë të re parlamentare.

Sipas LSDM-së, kjo përbërje do të thotë konflikt të parimeve, konflikt të qëndrimeve, konflikt të politikave dhe konflikt të vlerave. Një përbërje e këtillë nuk mund të jep asgjë për interesin e qytetarëve, e as për interesat kombëtare të vendit, për shkak se e përbashkëta e kësaj tavoline, është dëshira për pushtet.

“Nëse me të vërtetë kanë shumicë të re parlamentare, presim që kjo të konfirmohet nëpër procedurat përkatëse parlamentare dhe zgjedhjes eventuale të qeverisë së re. Respektivisht do të shohim nëse do të zgjidhet një qeveri e re anti-demokratike, anti-Prespa, anti-NATO dhe anti-BE” – thonë nga LSDM-ja.

Shumica e re eventuale duhet ta merr përgjegjësinë për t`u përballur me pandeminë dhe me krizën energjetike, përgjegjësinë për sfidat që pasojnë me integrimet evropiane të vendit dhe miratimin e Buxhetit për vitin 2022, kjo sipas LSDM-së, është përgjegjësia më e madhe për momentin.

Këto ditë do të shohim nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi për këto hapa dhe përgjegjësitë – thonë socialdemokratët.

“LSDM është në anën e popullit, në anën e interest kombëtar dhe progresit të vendit. LSDM nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës, përplasje të reja me fqinjtë dhe shfuqizimin e të gjithë të arriturave që I realizuam bashkë me qytetarët dhe progresin e vendit” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Ka mbështetës të së ardhmes euro-atlantike në mesin e deputetëve të partive që sonte paralajmërojnë shumicë të re. Në mesin e ayre deputetëve ka njerëz që nuk duan të hyjnë në pakt me bacistët dhe fashistët e “Levicës” që haptazi është kundër NATO-s. U bëjmë thirrje për bashkëpunim dhe me përgjegjësi të vehen në anën e opsionit demokratik” – thonë nga LSDM-ja.

“U bëjmë thirrje të gjithë forcave demokratike dhe deputetëve që dëshirojnë të vazhdojnë në rrugën e vërtetë, rrugën e progresit, të integrimeve në BE, të drejtësisë dhe progresit ekonomik, që të mos lejojnë të vënë vulë të përhershme me votën e tyre dhe të përmenden si deputetë dhe njerëz që sollën përplasjet e reja me fqinjtë, që çuan vendin prapa në rrugën drejt BE-së dhe në konflikte të reja ndëretnike” – thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia/

Next Post

“Jam i rezervuar që Besa t’i bashkohet shumicës së re parlamentare, Kasami është njeri i arsyeshëm”, tha Trajanov

Besa ishte në zgjedhje bashkë me LSDM-në dhe partitë tjera politike, ata deputetë 4 tash nëse janë apo jo potencial të Besës, këtë askush nuk mund ta vlerësojë. Unë kam pasur një mendim edhe për transferimin e deputetëve. “Partitë që kanë qenë me ne në zgjedhje mund të ndërrojnë më lehtë anë, […]

Subscribe US Now