LSDM: Kemi me çfarë të gëzohemi dhe të krenohemi – është hapur kapitulli i ri për të ardhmen e qytetarëve
1 min read
Maqedonia ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me çka gjuha, identiteti, tradita dhe kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane, njoftuan mëngjesin e sotëm nga LSDM.
“Pas 17 vitesh pritje, ne po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit evropian, mundësive dhe prosperitetit”, shtoi partia.
Me fillimin e negociatave, thotë LSDM-ja, siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së.
– Kemi me çfarë të gëzohemi dhe të krenohemi. Po arrijmë edhe një qëllim strategjik, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
You must be logged in to post a comment.