LSDM: OBRM-PDUKM e shtrenjtoi rrymën në kohën kur nuk kishte krizë energjetike

vull
0 0
Read Time:48 Second

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thonë se “OBRM-PDUKM e ka shtrenjtuar rrymën për 100%, madje edhe kur nuk kishte krizë energjetike”.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM ke ka hequr edhe tarifën e lirë ditore.

“Gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së çmimi i rrymës për amvisëri u rrit për 100 për qind, ndërsa një pjesë të kësaj periudhe Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit pastaj drejtor i EMV-së. Pa pasur çfarëdo krizë globale energjetike, OBRM-PDUKM e ka hequr tarifën e lirë ditore, pastaj si opozitë ka kundërshtuar rikthimin e saj”, theksojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se qeveria e tyre përballhet me krizën energjetike, duke ndërmarë masat e nevojshme.

“Me kohë janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimin e rrymës nga burime vendore me qëllim të ulet varshmëria e importit të rrymës së shtrenjtë që drejtpërdrejtë ndikon mbi çmimin e rrymës”, thonë nga LSDM.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Shkupi pret bisedime konstruktive me Sofjen, Trifonov me propozim për heqjen e vetos bullgare

Maqedonia e Veriut pret bisedime konstruktive me Qeverinë e re bullgare dhe zhbllokim të shpejtë të procesit. Takimet pritet të mbahen pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa deri atëherë, siç paralajmëron shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të punohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: