Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdimisht po ndërmerr masa dhe politika që nënkuptojnë mbrojtje dhe përmirësim të standardit jetësor të të gjitha kategorive të qytetarëve.
Është arritur marrëveshje me Shoqatën e Pensionistëve për rritje të re të pensioneve dhe paketë ndihmë financiare për pensionistët.
Pensionistët nga shtatori do të kenë rritje mesatare prej 900 denarë ose 12.000 denarë në vit plus para, që është rritje rekord e pensioneve në historinë e vendit.
Krahas metodologjisë së re për rritje të përshpejtuar të pensioneve, Qeveria për secilin pensionist ka ofruar një pako ndihmëse prej 1000 denarë në muajt prill, maj dhe qershor.
Kjo do të thotë 1000 denarë shtesë për rreth 330000 pensionistë.
Paraprakisht është arritur marrëveshje për rritje të re të pagës minimale, e cila për këtë muaj do të jetë 18.000 denarë.
Do të nxisë rritjen e të gjitha pagave, pagat më të larta do të thotë kontribute më të mëdha dhe më shumë para në fondin pensional për pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve.
Si parti përgjegjëse, edhe në kohë krize globale, LSDM vazhdon të zbatojë masa dhe politika që përmirësojnë standardin jetësor dhe ofrojnë kushte për rritje të përshpejtuar ekonomike.
You must be logged in to post a comment.