LSDM shkon bindshëm në anketën e fundit para VMRO-së

Blerand Rexhepi

Koalicioni LSDM-BESA me 23.5 për qind dhe Bashkimi Demokratik për Integrim me 6.4 për qind radhiten të parat me mbështetje për zgjedhjet e 15 korrikut. Kështu tregon anketa e organizatës “M-Prospekt” e porositur nga TV Telma, ndërsa e realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar.

VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit ka mbështetjen e 21.9 për qind të të anketuarve, derisa koalicioni ASH-AAA është renditur me 5 për qind. E fundit, sipas anketës, është PDSH e Menduh Thaçit me 0.8 për qind, raporton TV Telma.

Tek elektorati maqedonas, VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit kryeson me 30.4 për qind kundrejt LSDM-së me 30.4 për qind, por shkëputjen e partisë së Zoran Zaevit duket se e bën votuesi i Lëvizjes BESA. Kështu që, në nivel republike, LSDM si koalicion me Lëvizjen BESA ka mbështetjen e 23.5 të të anketuarve, ndërsa VMRO me 21.9 për qind.

Tek elektorati shqiptar, BDI ka mbështetje me 27.4 për qind, ASH-AAA 21.2 për qind, ndërkohë që koalicioni LSDM-BESA arrin mbështetje te shqiptarët me 7.5 për qind, raporton TV Telma. Anketa është realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar. (telma.mk)

Next Post

Saranda Krasniqi publikon projektin e ri, thotë me ‘Motra do ta kallim’ (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare Saranda Krasniqi ka publikuar projektin më të ri të cilin e ka titulluar ‘Motra do ta kallim’ me tekst nga Sami Aliu dhe muzikë e orkestrim nga Xheni Argjent Meqe. Videoprojekti është realizuar nga Artfabe ndërkohë që për dukjen e saj janë kujdesur dizajnerja e modës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: