Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

LSM-ja kërcënon me grevë të përgjithshme, ky është shkaku

1 min read

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga deputetët që menjëherë të miratoj të gjitha zgjidhjet ligjore të bllokuara në kuvend e që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të punëtorëve.

 

“Kërkojmë të miratohet zgjidhja ligjore me të cilën e diela do të shpallet ditë jo pune, pas çka të gjithë atyre që punojnë në ato veprimtari ku nuk mund të ketë ndërprerje të procesit, të ju paguhet mëditje për 50 për qind më e lartë. Kërkohet edhe miratimi i ligjit për marrëdhënie pune, i cili zgjidh problemet me të cilat përballen punëtorët, marrëveshjet me kohë të caktuar, puna shtesë, regresi për pushimin vjetor, punë prej në shtëpi dhe të tjera…”, thonë nga LSM-ja.

Nga kjo sindikatë gjithashtu nënvizojnë se për shkak të rritjes së çmimeve, është e domosdoshme edhe rritja e pagës.

“Në rast se deputetët mbetën të shurdhër ndaj kërkesave tona, LSM-ja do të kërkoj që të miratohet vendim në organet më të larta dhe të gjitha sindikatave tjera që janë pjesë e LSM-së që ti bëhet thirrje anëtarësisë për grevë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSM-së.