Lufta në Ukrainë/ Banorët e Maqellarës: Nuk duhet të ishin shkatërruar bunkerët

vull

Pas viteve 90-të shumë vepra të ndërtuara gjatë regjimit monist u shkatërruan, me pretekstin se ishin vepra të diktatorit Enver Hoxha. Ndër objektet që ranë pre e shkatërrimit në të gjithë vendin ishin edhe bunkerët, të ndërtuar për tu shfrytëzuar në rast lufte. Shumë pak prej këtyre veprave kanë mbetur pasi pjesa më e madhe janë thyer për tju marrë elementët metalik të cilat janë shitur për skrap. Në Qarkun e Dibrës janë pak vepra që ende nuk janë shkatërruar nga dora e njeriut dhe gjendja e luftës e krijuar në Ukrainë, duket që ka rikthyer në memorie nevojën për bukerët, qoftë në aspektin sulmues apo mbrojtës. Banorët e Maqellarës shprehen se të vetmet objekte që kanë mbijetuar janë ato të cilat kanë qenë pranë banesave. Ata thonë gjithashtu se këto vepra mund të duhen një ditë, ndaj dhe nuk duheshin prishur.

Next Post

NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Reshje të dendura bore, bllokohet Rruga e Arbrit

📌Qarku Dibër Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet. Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore. Policia Rrugore ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: