MAJKO: Vizita e Grubit e jashtzakonshme, bashkoi të gjitha partitë politike në Shqipëri

vull

“Mendoj që vizita e zëvendëskryeministrat të parë të Maqedonisë së Veriut dhe mikut tim Artan Grubi ka sjellë një risi e cila nuk ndodh rëndom në periudhën e fushatës elektorale në Shqipëri, ka 24 orë që fushata elektorale në Shqipëri është gjysmë e pezulluar pasi të gjithë faktorët politik në Shqipëri janë të orientuar nga bashkimi dhe thirrja për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për tu përfshirë në procesin e regjistrimit. Kështu ka deklaruar ministri i Shtetit për diasporë, z. Pandeli Majko pas takimit të realizuar sot me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi.

Sipas Majkos numërimi për shqiptarët nuk është një proces burokratik, por është një proces që ka të bëjë me të drejtat në shtetin e tretë i cili ka më shumë shqiptarë në trojet e veta etnike. Maqedonisë së Veriut nuk i vjen asnjë lloj rreziku nga regjistrimi real i shqiptarëve, ajo e bënë Maqedoninë e Veriut shtet më të vërtet. Po ashtu siç thoshte Çajupi i madh: “shqiptar mos ri, po duku”, kam vetëm një thirrje, ju lutem, ju lutem, të qenit shqiptar, të numëruarit si shqiptar sot nuk është një proces burokratik po është një akt i madh patriotik, është shprehur Majko.

Next Post

Armend Mehaj pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot z. Armend Mehaj zyrtarisht pranoi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, z. Anton Quni. Në pritjen e ministrit Mehaj dhe stafit të tij, përveç ish-ministrit Quni ishin edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: