Mali Sharr vëhet nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e Ligjit

vull
Ju informojmë se Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një VENDIM për mbrojtjen e përkohshme të pjesës së Malit Sharr për të cilën procedura për shpalljen për zonë të mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar është në zhvillim e sipër.
Mbrojtja e përkohshme e zonës së cilës i referohet Vendimi zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë një pjesë të Malit Sharr, park kombëtar. Si kujtesë, Projektligji është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procedura parlamentare për miratimin e tij pritet të fillojë së shpejti.
Me miratimin e këtij ligji, vendi ynë do të ketë parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2% e territorit të përgjithshëm.
Next Post

GRUBI takoi kryebashkiakun e Tiranës Erion VELIAJ

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,  Artan Grubi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, sot ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Grubi gjatë këtij takimi ka përgëzuar z. Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që jep për Tiranën dhe me këtë rast […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: