Manifestimi i Mevludit të Pejgamberit (a.s), në Xhaminë e fshtait Miletinë.

vull
Me rastin Mevludit të Pejgamberit a.s, më 28.10.2019 (e mërkurë), BFI – Myftinia e Tetovës pas namazit të akshamit, organizoi manifestim fetar në Xhaminë e fshatit Miletinë nën udhëheqjen e Referentit për kulturë Dr. Husein ef. Rizai.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Myftiu Alifekri ef. Esati, ish Kryetari i Kuvendit të BFI – së H. Haki ef. Agushi, Imami i Xhamisë së fshatit Besir ef. Hamidi, bashkë me kolegët dhe Këshillin e xhamisë, hoxhallarët e Tetovës dhe rrethinës, si dhe një numër i madh i xhematit.
Para xhematit u prezantua një program fetaro-kulturor nga disa hoxhallarë dhe nxënës të Medresesë Isa Beu. Programi filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë dhe vazhdoi me mevlud, ilahi dhe kaside nga ana e korit.
Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e kësaj nate.
Në fund të fjalimit të tij të gjithëve ua bëri për hajr Ditëlindjen e Pejgamberit a.s, duke e lutur Allahun fuqiplotë që të na jep të mira dhe të na takojë me fjalë, vepra dhe punë të mira. Pas këndimit të një asheres nga ana e hfz. Mujdin Limani, duanë e këtij manifestimi e bëri ish Kryetari i Kuvendit të BFI – së.
Ndërsa në namazin e jacisë priu Imami i Xhamisë qendrore të fshatit Strëmnicë Hfz. Imer ef. Kamberi.
Në fund këshilli i xhamisë kishte përgatitur një koktej.
Next Post

Shërbimet e inspektimit kanë punuar me autorizime të reja më të mëdha që nga dje, janë kryer 742 kontrolle, një objekt në Gostivar është mbyllur

Dje në Gazetën Zyrtare të RSM, u botuan ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit të Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, i cili zyrtarisht hyri në fuqi natën e kaluar dhe ndryshimet ligjore me të cilat të gjitha shërbimet e inspektimit marrin kompetenca të reja më të mëdha në trajtimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: