Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

vull

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot do të qëndrojë në Republikën e Kosovës, ku do të të takohet me homologen nga Kosova Albulena Haxhiu.

Në takim pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndihmë juridike në lëndë civile.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të vendoset edhe rruga diplomatike e komunikimit, që do të mundësojë që procedurat civile të jenë më efikase dhe më të shpejta, ndërkaq do të mundësojë komunikimin mes organeve kompetente të dy shteteve për përgjigje më të shpejtë nga të dy anët, paraprakisht pa kaluar procedurat në dy ministritë e drejtësisë”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Next Post

Qeveria shqyrtoi Informacionin për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi

Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Qeveria e shqyrtoi informacionin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Memorandumin e Mirëkuptimit për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi dhe solli vendim që të aderojë në këtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: