Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri në menaxhimin e përbashkët me Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit

vull

“Sot në Ohër u dakorduam se po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.U dakorduam se përmes menaxhimit të përbashkët me trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore,të cilën e ndajmë me gjithë botën,gjegjësisht duke ndërmarë hapa konkrete për mbrojtje,do të vendosim një shembull edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje,për një rajon më të mirë dhe më të integruar ballkanik,”tha ministrja e kulturës Irena Stefoska në takimin e përbashkët të Komisioneve nacionale të UNESCO-s të R. së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë,i cili u zhvillua sot në Ohër.

Seancën e kryesuan ministret e kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë,Irena Stefoska dhe Elva Margariti,ndërsa kontribut në aspekt të kompetencave të tyre dhanë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut,Naser Nuredini,dhe homologu i tij shqiptar,ministri i Turizmit dhe Mjedisit,Blendi Klosi,si dhe anëtarët e Komisioneve nacionale dhe ekspertë nga të dy vendet.

Konkretisht,R. e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria do të zhvillojnë një Plan strategjik të përbashkët me qëllime të caktuara,iniciativa të përbashkëta dhe projekte për mbrojtjen e rajonit të Ohrit si një vlerë e jashtëzakonshme.Plani do të përfshijë masa korigjuese,me një kornizë kohore,ndërsa në periudhën e ardhshme më shumë vëmendje do ti kushtohet koordinimit në kontekst të menaxhimit të përbashkët me rajonin e Ohrit,në përputhje me udhëzimet e fundit të raportit të Misionit Reaktiv të UNESCO-s.

“Bashkëpunimin që e kemi krijuar me Maqedoninë e Veriut,na hap dyer për aktivitete të reja.Janë duke na pritur angazhmane të cilat ishin të vonuara për shkak të pandemisë dhe për të cilat tani me sigurimin e mjeteve do të punojmë në mënyrë intenzive”,tha ministrja e kulturës së Shqipërisë Margariti.

Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Naser Nuredini shtoi se në lidhje me Rajonin e Ohrit,të dyja shtetet janë serioze në synimin e tyre për të ndjekur rekomandimet dhe për të ruajtur statusin e UNESCO-s,si dhe për të përmirësuar situatën në rajonin e Ohrit dhe për të mbrojtur trashëgiminë kulturore natyrore të cilën e posedon.

 “Më vjen mire që të gjitha aktivitetet ndërmeren në koordinim me fqinjët tanë,dhe që ne po veprojmë së bashku para Komitetit të UNESCO-s,duke prezentuar idenë e një plani konkret të përbashkët për rimëkëmbjes dhe planit të veprimit,me të ciliën e shfaqim seriozitetin në qasjen tonë dhe shpresojmë se do të fitojmë kohë shtesë për përmbushjen e të njejtit,përpara se të gjendemi në listën e rezikuar të trashëgimisë botërore”,deklaroi ministri Nuredini.

Në takim u theksua se R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Shqipërisë,janë veçanërisht krenare që rajoni i jashtëzakonshëm i Ohrit është i shënuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga të dy anët,në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse shtetërore,bashkësitë lokale dhe komunat,si dhe me shoqëritë civile,ndërmarrin aktivitete të gjëra për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë në të gjitha aspektet dhe përbërjet e saja.

Ishte theksuar se gjatë dy viteve të fundit,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në mënyrë plotësuese i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për zbatimin e rekomandimeve të cilat dalin nga vendimet përkatëse të Komitetit për Trashëgimi Botërore dhe Misionit Reaktiv.Përfaqësuesit e Komisioneve Nacionale të të dy vendeve,ranë dakord që Planin e përbashkët strategjik,i cili do të përmbajë një plan të hollësishëm veprimi me masa dhe aktivitete të ardhshme,deri tek Qendra për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s,ta dorrëzojnë më së voni deri në shkurt të vitit 2022.

Ministret e kulturës Stefoska dhe Margariti,angazhimet e tyre për përkushtimin e tyre të plotë në të ardhmen për implementim të suksesshëm të Konventës për Trashëgiminë Botërore dhe Ruajtjen e statusit të Trashëgimisë Botërore,e konfirmuan duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët.

Të dy ministret e kulturës në Ohër,nënshkruan Programë për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të R. së Shqipërisë,për periudhën nga viti 2021 deri më vitin 2026,me të cilin manifestohen përpjekjet për avancim të lidhjeve tradicionale të mira kulturore.Me programin është parashikuar bashkëpunim më intensiv ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës në të dy vendet,bashkëpunim në mbrojtjen dhe promovimin e pasurisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit,si dhe bashkëpunim në parandalimin e tregtisë së paligjshme me të mira kulturore.

Në pjesën joformale,ministrja shqiptare e kulturës Margariti,së bashku me delegacionin në të cilin përfshihej edhe zëvendësministrja e kulturës së Shqipërisë,Meri Kumbe,kishin mundësinë të njihen me trashëgimine e pasur kulturore dhe historike të Ohrit,ndërsa vizituan edhe teatrin Antik,Galerinë e ikonave,kishën “Shën Mërinë” dhe shtëpinë e Robevcive.

Në orët e mbrëmjes ministret e kulturës,Stefoska dhe Margariti,si dhe zëvendësministrja Kumbe,do të marrin pjesë në hapjen solemne të “Verës së Ohrit” në Teatrin Antik, e cila do të filloi me spektaklin e madh muzikoro skenik të interpretuar nga Opera dhe Baletit Nacional,e përbërë nga veprat më të bukura të virtuozit rus,Çajkovskit.Nën shkopin dirigjues të Bisera Çadlovska,do të  interpretohen pjesë të triologjisë së baletit “Liqeni i Mjellmave”, “Arrëthyesja” dhe “Bukuroshja e Fjetur” dhe pjesë nga baleti “Ana Karenina” dhe opera “Evgenij Onjegini”.

Next Post

Vendimi i qeverisë greke: Për çdo dy orë punë përpara kompjuterit, 15 minuta pushim

Qeveria greke ka vendosur që punonjësve të administratës shtetërore në të gjitha sektorët, puna e të cilëve përfshin përdorimin e gjerë të kompjuterit duhet t’u jepet një pushim 15 minutësh pas çdo dy orësh të kaluara para ekranit. Vendimi është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian mbi kërkesat minimale të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: