Mariçiq: Nuk është presion ndaj gjyqtarëve nëse kam kërkuar që vendimi të sqarohet për opinionin

vull
0 0
Read Time:42 Second

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “Utrniski Brifing! tha se për atë nuk është ndërhyrje në gjyqësor, as presion nëse ka kërkuar nga gjyqtarët t’ia sqarojnë opinionit vendimin e tyre.

“Së pari dua të sqaroj se nuk kam ndikuar dhe as jam i interesuar të ndikoj në vendimet e gjykatave. Ajo që bëra disa ditë më parë në reagimin publik është një thirrje për gjyqtarët që t’i shpjegojnë publikut vendimet e tyre”, tha ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq.

Ministri i Drejtësisë konsideron se është mjaft e logjikshme nëse përgjegjësinë për vendimet e merr gjyqësori i pavarur dhe që gjyqësori i pavarur t’i sqarojë vendimet opinionit.

Ministri i Drejtësisë shtoi se situata është shumë e zakonshme ku ekzekutivi është gjithmonë fajtor për vendimet e mira dhe veçanërisht të këqija ose, le të themi, vendimet e paargumentuara të gjykatave dhe prokurorisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Osmani: Pranuam propozim-zgjidhje për kontestin me Bullgarinë, dy pika ishin të papranueshme për ne

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun me gazetarë zbuloi se vitin e kaluar, në dhjetor, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në atë kohë, Ekaterina Zakharieva i ka dhënë propozim – marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Siç tha Osmani, dy […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: