Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

MASH-i : Është  formuar  Komisioni për tërheqjen e tekstit  shkollor të Sociologjisë për vitin e dytë në arsimin e  mesëm – Gjimnaz

2 min read

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton  se është formuar Komisioni për dhënien e propozimit për tërheqjen nga përdorimi të tekstit shkollor  të miratuar – Teksti shkollor i Sociologjisë për vitin e 2-të  ( dytë) në arsimin e  mesëm – Gjimnaz. Komisioni brenda afatit ligjor prej 10 ditësh duhet t’ia dorëzojë propozimin ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Formimi i Komisionit pason pas  vërejtjeve të  opinionit publik, veçanërisht nga fusha e ekspertëve.

 

Procesi gjithëpërfshirës për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes edukativo – arsimore dhe eliminimin e diskriminimit dhe stereotipeve është më efektivi dhe për këtë arsye MASH-i mundëson që opinioni  të përfshihet në procesin e tërheqjes  së gabimeve të natyrës së ndryshme dhe përmbajtjes së papërshtatshme në tekstet shkollore. Ju njoftojmë se është krijuar e-mail adresa (books@mon.gov.mk) ku mund të dërgohen komente dhe vërejtje për tekstet shkollore në përdorim.

 

Në periudhën e kaluar janë sjellur disa vendime për tërheqjen e teksteve shkollore të miratuara, për të cilat kishte reagime. Me reformën themelore të sistemit arsimor, që parashikon përpilimin e programeve të reja mësimore, do të përgatiten edhe  tekste  shkollore dhe materiale të reja për mësim në të gjitha lëndët . Në rrjedhë është  procesi për furnizimin  e teksteve shkollore për të gjitha lëndët e klasës së parë,  dytë,  katërt dhe klasës së pestë, për të cilat janë përgatitur programet e reja mësimore, ndërsa  në përputhje me planin për reformimin e arsimit fillor.

 

Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në krijimin e arsimit cilësor.