MASH: Institucionet arsimore e ndërpresin procesin edukativo-arsimor, stafi mësimor  në punë vetëm për çështje urgjente

vull

Në përputhje me konkluzionet e miratuara në seancën e 15-të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur gjatë ditës së sotme, që kanë të bëjnë me aplikimin e masave shtesë në kuadër të sistemit për mbrojtjen e shëndetit publik për shkak të rrezikut për përhapjen e koronavirusit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se institucionet arsimore në vend – shkollat fillore dhe të mesme, universitetet dhe institutet publike shkencore, duke përfshirë edhe konviktet studentore dhe të nxënësve, kanë marrë udhëzime për veprim dhe të njëjtat hynë në fuqi që nga dita e nesërme, më datën 11.3.2020.

 

Në fakt, të gjitha institucionet arsimore e ndërpresim procesin edukativo-arsimor gjatë 14 ditëve në vijim. Kjo nënkupton se nxënësit dhe studentët nuk do të ndjekin mësimin, kurse njëherësh gjatë kësaj periudhe nuk do të jenë në dispozicion as hapësirat për shfrytëzim, respektivisht shërbimet e konvikteve shtetërore studentore dhe të nxënësve.

 

Njëkohësisht, është dhënë edhe udhëzim për ndërprerjen e ndjekjes së të gjitha aktiviteteve jashtëshkollore dhe aktiviteteve të tjera private që fëmijët i zhvillojnë jashtë procesit mësimor (ndjekja e aktiviteteve edukativo-arsimore, kurse, orët shtesë, trajnime sportive dhe ngjashëm) gjatë 14 ditëve të ardhshme.

 

Të gjithë punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme janë të liruar tërësisht nga detyrimet e punës. Personeli administrativ i institucioneve të arsimit të lartë, i instituteve publike shkencore dhe të konvikteve studentore dhe të nxënësve obligohen që të qëndrojnë në punë, me përjashtim të atyre me sëmundje kronikë,  gratë shtatzëne dhe prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare. Rekomandohet stafi mësimor i institucioneve të arsimit të lartë dhe të atyre shkencore që shkojnë në punë vetëm për raste urgjente – dhënia e nënshkrimit, mbajtja e mbledhjeve dhe obligimeve tjera rrjedhëse.

 

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim, në përputhje me dispozitat e Ligjit për arsimin fillor dhe Ligjit për arsimin e mesëm, do të hartojnë plan për organizimin e mësimit për ditët që nuk do të punohen. Lidhur me propozim-planin që do ta hartojmë, do t’ju njoftojmë më hollësisht në ditët në vijim.

 

 

 

Po ashtu, ju informojmë se edhe më tej mbeten në fuqi rekomandimet e dhëna më dt. 26.2.2020, që kanë të bëjnë e të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e planifikuara të nxënësve dhe studentëve në vendet dhe rajonet me rrezik, të nënvizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe mirëmbajtja e higjienës  në ambientet e institucioneve arsimore në nivel më të lartë. Po ashtu, bëjmë thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të të gjitha udhëzimeve dhe rekomandimeve të reja që do të jepen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Next Post

Zbulohet foto/Nënkryetari i VMRO-së Nikolovski mik me Zoran Kiçeec?

Nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikolovski duket se ka një miqësi të mirë me Zoran Kiçeec, një nga të dyshuarit dhe tashmë të dënuarit për rastin ‘Reket’ ku të përfshirë ishin edhe shumë personalitete të njohura madje edhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, shouman-i Bojan Jovanovski Boki13 dhe shumë të tjerë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: