MASH: Me projektin tvining përforcohet Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

vull

Në mënyrë shtesë përforcimi dhe operacionalizimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, me çka do të rritet punësueshmëria, mobiliteti dhe integrimin social i punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është qëllimi i projektit tvining “Mbështetje e mëtejshme për zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”, i financuar nga BE-ja, që do të realizohet në periudhën prej 27 muajve. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në takimin e dytë të sotëm të anëtarëve të Komitetit Drejtues të projektit, duke iu dëshiruar sukses, tha se ata kanë bazë të mirë për punë, prandaj Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është harmonizuar me kornizën Europiane para disa viteve, si një nga parakushtet për integrimin europian.
Avancimi i  i vazhdueshëm i këtij instrumenti të rëndësishëm, i cili është bazë për marrjen e kualifikimeve si dhe për kalueshmërinë dhe cilësinë e kualifikimeve, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo vend. Pres që ky projekt të rrisë funksionalitetin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, veçanërisht në aspektin e transparencës dhe menaxhimit të aftësive dhe kualifikimeve në të gjitha nivelet e arsimit, tha zëvendës-ministri Aliu.

Nga projekti pritet edhe  përmirësimi i  cilësinë dhe përshtatshmërisë më të mirë të arsimit dhe trajnimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës, duke ndërlidhur mësimin formal, joformal dhe përvojën, si dhe të mbështesë procesin e vlefshmërisë së rezultateve nga të mësuarit  të fituara përmes të mësuarit formal ose të mësuarit me përvojë.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse nga Lituania, Sllovenia dhe Franca.

Next Post

Takimi Shaqiri – Sandri: MASH është e gatshme të ndihmojë në edukimin e refugjatëve që kalojnë tranzit nëpër vend

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot u takua me Monika Sandri, përfaqësuese e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut, ku kanë theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë dhe refugjatët në tranzit në mbarë vendin. Ministri Shaqiri e informoi Sandrin për zbatimin […]

Subscribe US Now