MASH: Shpallet Konkursi për pranimin e studentëve në konviktet shtetërore për studentë dhe objektet tjera për akomodim për vitin studimor 2021/2022

vull

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët e regjistruar në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në vend, se Konkursi për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konvikte shtetërorë dhe objektet tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2021 / 2022 është shpallur.

Në përputhje me Konkursin, për vitin akademik 2021/2022 për studentë janë siguruar 5235 shtretër në konviktet shtetërore për studentë dhe objektet tjera për akomodim, prej të cilëve 1249 shtretër  janë për studentët e vitit të parë, ndërsa 3986 janë paraparë për studentët e vitit të dytë, tretë, katërt pestë dhe gjashtë si dhe absolventët.

Të drejtë  pranimi  kanë studentët e rregullt  të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe studiojnë jashtë vendbanimit të tyre, të regjistruar në studime deridiplomike  me kohëzgjatje: më pak se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit studimi; tetë semestra që nuk kanë përsëritur më shumë se një vit studimor  dhe mbi tetë semestra ndërsa nuk kanë përsëritur  më shumë se dy vite studimi.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Konkursit plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe  t’ia bashkangjesin dokumentacionin në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në formë elektronike, plotësojnë fletëparaqitje në formë të letrës ( listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në konviktin për studentë.

 

Afati për aplikimin e studentëve të vitit të II dhe viteve  më lartë fillon nga data 26.07.2021  dhe zgjat deri më 20.08.2021 . Afati për aplikim  i studentëve të vitit të I fillon nga data 06.09.2021  dhe zgjat deri më 24.09.2021. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare  me studentët e pranuar në konvikte, kapacitete  për akomodim mbeten të pa plotësuara në ndonjë konvikt të caktuar, atëherë aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, mirëpo më së voni deri më 15.11.2021.

Konkursi, si dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për akomodim në konviktet për studentë është i shpallur në ueb faqen e MASH ku mund të shkarkohet dokumentacioni i nevojshëm: https://mon.gov.mk/content/?id=4121

 

Next Post

Shqiptohen 147 gjoba për shoferë të motoçikletave në territorin e tërë shtetit

Gjatë ditës së djeshme (13.07.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në territorin e tërë shtetit për sanksionimin e shoferëve të motoçikletave. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 147 shoferë, prej të cilëve 96 nuk kanë shfrytëzuar kaskën mbrojtëse të kokës, 29 për drejtimin e motoçikletës pa patentë shoferë, 7 gjoba […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: