MATURANTËT KUMANOVARË RRESHTOHEN ME UNIVERSITETIN E TETOVËS – UNIVERSITETIN E UNIVERSITETEVE

vull

13 fakultetet, 65 programet dhe 115 drejtimet studimore, historia e themelimit dhe sakrifica e kombit, por edhe prestigji ndërkombëtar që tashmë gëzon Universiteti i Tetovës, kanë bërë që të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm nga vendi e më gjerë, ta përkrahin fuqishëm ofertën arsimore – shkencore të UT-së për vitin akademik 2019/2020.

Sot, profesorët tanë, agjendën e takimeve me maturantët e këtij viti e kanë vijuar në qytetin e Kumanovës, me të cilët kanë zhvilluar një bashkëbisedim për studimet në Universitetin tonë, përfitimet dhe përparësitë e studimit në këtë institucion të konsoliduar të arsimit sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Edhe të rinjtë nga Kumanova, ndajnë bindjen e palëkundur me qindra e mijëra bashkëmoshatarë – maturantë në mbarë vendin se, me regjistrimin në UT, ata do të studiojnë në UNIVERSITETIN ku jetësohen idealet kombëtare, vlerat bashkëkohore në arsim, shkencë dhe kulturë.

Next Post

Muki punon kundër Stevo Pendarovskit!?

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i cili ditëve të fundit  me deklaratat e tij të njëpasnjëshme  është në kundërshtim  me politikat e LSDM-së. Sipas njohësve të rrethanave deputeti shqiptarë i LSDM-së më shumë punon kundër kandidatit konsensual Stevo Pendarovskit se sa për të mirën e ti, pasi deklaratat e tij […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: