Mbetemi të përkushtuar fuqishëm në proceset e vazhdueshme të Reformave të Administratës Publike dhe të Digjitalizimit

vull

Në seancën e 54-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mes tjerash miratoi edhe tre informacione lidhur me projektet e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

U miratua Informacioni për nevojitjen e lëshimit të 5G frekuencave për operatorët e telekomit, si dhe Informacioni për fillimin e studimit të fizibilitetit mbi instalimin e rrjetit të ‘broadbandit’ të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fokusi kryesor mbetet sigurimi i përfitimeve maksimale nga implementimi i rrjetit 5G, përfshirë edhe zhvillimin e tregut ekonomik nëpërmjet mbështetjes dhe zhvillimit të shërbimeve të reja nga segmentet e ndryshme të tregut vertikal, të cilat u dedikohen përdoruesve; sigurimi i ‘broadbandit’ për të gjitha sferat e shtetit, zhvillimi i komunikimeve elektronike, ndërsa veçanërisht i 5G rrjeteve.

Në seancën e djeshme qeveritare, u miratua Informacioni mbi hartimin e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike (2023-2030), me theks të veçantë mbi rekomandimet e përfshira në monitorimin e Raportit të SIGMA-së për Republikëne e Maqedonisë së Veriut nga viti 2021.

Në suaza të procesit të vazhdueshëm të Reformave të Administratës Publike dhe angazhimeve të fuqishme në këtë segment, qëllimi është që të arrihet një administratë efikase dhe moderne, e bazuar në digjitalizim dhe që siguron shërbime të shpejta kualitative për qytetarët dhe për subjektet afariste.

Next Post

EDHE DIÇKA PËR ATA QË SAJOJNË “ANTOLOGJI”!

Midis nesh EDHE DIÇKA PËR ATA QË SAJOJNË “ANTOLOGJI”!   Disa nga përpiluesit e antologjive të ndryshme poetike jo vetëm që janë injorantë, por edhe arrogantë, saqë, sipas logjikës së tyre të mbrapshtë, për disa dështime, nuk skuqen fare që fajin t’ua hedhin autorëve, të cilët as që pyeten për […]

Subscribe US Now