Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore

vull
Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë.
🚧Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV. Ndërsa sot e pranuam edhe Marrëveshjen për këtë Projekt.
🚧Me këtë projekt do të bëhet Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët: 📍“Prohor Pçinski”, 📍“Stojko Jovanovski”, 📍“Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), 📍“Maksud Sadik“, 📍“7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2; Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët:📍“Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën 📍“Klinska Lesi” në lagjen Seravë. Ndërkaq rikonstruimi i kanalizimit ekzistues dhe ujërave fekale do të bëhet në rrugët:📍 “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), 📍“Klinska Lesi“ dhe në rrugën 📍“Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët 📍“Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), 📍“Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit.
✅Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit, ndërsa punimet pritet të fillojnë brenda një muaji.
Next Post

Sot komuna e Tetovës përfitoi mjete në vlerë prej 42.6 milion denarë, për ndërtimin e bulevardit Blagoja Toska

Mjetet janë siguruar me vendim të qeverisë së RMV, përmes ridestinimit të buxhetit të paraparë për ndërtim të aeroportit të Shtipit nga operatori TAV. Vlen të rikujtojmë se komuna e Tetovës pasi bëri regjistrimin e pronave përgjatë trasës së bulevardit, gjithashtu ka kryer edhe shpronësimin e tyre. Me nënshkrimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: