Mbyllet objekt gastronomik në rretinën e Tetovës, arrestohen 14 persona

vull

Më datën 09.06.2021 në periudhën nga ora 22:15 minuta deri më 23:45 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontrollë në objekt gastronomik në f. Zhelinë-Tetovë, pronë e Z.S. (49) nga f. Zhelinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti ka punur në kundërshtim me rregullat të sjellura nga ana e Qeverisë për punë të objekteve gastronomike gjatë epidemisë. Në objekt kanë qenë prezent 19 persona-mysafirë dhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat i kanë zbavitur ata. Prej tyre tetë kanë shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe pesë shtetase të Maqedonisë. Pronari Z.S. dhe 13-të personat e gjinisë femërore janë privuar nga liria, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen fletëparaqitje përkatëse. Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Next Post

Veliaj dhe Arifi hapin panelin ekonomik të USHBR në Tiranë

UNIONI I BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË UBSHR-së FORUMI EKONOMIK DHE TURIZMI RAJONAL – MUNDËSITË PËR TË RINJTË E RAJONIT Sot në Tiranë në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, jam pjesëmarrëse në forumin për zhvillim ekonomik dhe turizmit rajonal të Unionit të bashkive shqiptare […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: