Mbyllet objekti në Tetovë, arrestohen 12 persona

vull

Nëpunës policorë të SPB Tetovë në koordinim me Seksionin për Kriminalitet Tejkufitar, Migrime, Të huaj dhe Readmision -Tetovë dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbrëmë (08.qershor) nga ora 23 e 35 minuta deri 50 minuta pas mesnate kanë realizuar kontrollë në objekt gastronomik në rr.”Kole Nedellkovski” në Tetovë. Gjatë kontrollit, në objekt kanë qenë prezent 11 persona të gjinisë femërore të cilat i  kanë zbavitur mysafirët. Prej tyre nëntë persona kanë qenë shtetase të huaja, nga Serbia, Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Lituania, Bullgaria dhe Rusia, të moshave të ndryshme nga 20 deri 34 vjet. Ato janë privuar nga liria së bashku me 24 vjeçarin e punësuar në objekt dhe dy persona të gjinisë femërore nga vendi ynë. Objekti përkohësisht është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit pas së cilës do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Next Post

Faton Bllaca një talent i jashtzakonshëm po i bashkohet tregut të muzikës shqiptare

Tani më ka filluar sezona kur këngëtarët po sjellin projektët e tyre më të reja duke u mundur që secili të arrijë suksesin maksimal nëpërmjet të cilit sukses do arrinë të bëhën të kërkuar dhe të mbajnë mbrëmjë muzikore sa më shumë! Por së shpejti pritët të dalë në treg […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: