Vazhdojnë aktivitetet e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” për rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, nëpërmjet rikonstruksionit të sinjalistikës ekzistuese dhe vendosjes së sinjalistikës së re horizontale dhe vertikale të trafikut.
Këto ditë u lëshuan në përdorim semaforët e rinj me ndërprerës për këmbësorët në kryqëzimin e rrugës “Skupi” me rrugën që të çon në lagjen Bardovcë, si dhe u vendos shtyllë e re semafori në kryqëzimin ndërmjet bul. “8 Shtatori” dhe rrugës “Skupi”, ndërsa në shumë kryqëzimeve me bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” janë vendosur numëratorët e semaforëve.
Po ashtu, me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” vendosën ndriçim të ri në semaforët në kryqëzimin e bul. “Serbia” me bul. “Brigada e Tretë Maqedonase”, riparuan shtyllat ndriçuese mbrojtëse të dëmtuara përgjatë rrugës “Nikola Karev”, si dhe riparuan gardhin mbrojtës në bulevardin “Mitropolit Teodosi Gologanov”, në rrethrrotullimin te Kisha Katolike.
You must be logged in to post a comment.