Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Memorandum bashkëpunimi me ILPP për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë

1 min read
Në drejtim të fuqizimit dhe pjesëmarrjes së grave në vetëqeverisjen lokale, sot nënshkruajtëm Memorandum bashkëpunimi me Institutin për Lidership dhe Politika Publike (ILPP). Ky memorandum, ka për qëllim bashkëpunimin në mes dy palëve në fuqizimin e politikave përmes aktiviteteve të ndryshme të udhëhequra nga ILPP, respektivisht në interes të komunave në Pollog dhe më gjerë, në interes të mbarë komunitetit lokal.
Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhe titullohet “Rritja e pjesëmarrjes së grave në politikë në Maqedoninë e Veriut”.
Ndryshe, administratën komunale të Gostivarit e përbëjnë mbi 50 % gra, ku disa departamente dhe institucione të rëndësishme lokale, udhëhiqen nga gratë.