Merko: Pastruam dhe renovuam çerdhet, fëmijët meritojnë edukim kualitativ

vull

Sot është bërë pastrimi dhe renovimi i çerdheve në Komunën e Strugës. Aty ku fëmijët fillojnë rrugëtimin për të përfituar dijen është e domosdoshme që edhe pastërtia të jetë në nivel të lartë.

Çerdhet janë stacioni i parë në rrugëtimin e procesit arsimor, prandaj kemi detyrim të investojmë dhe të ofrojme kushte të mira për më të vegjëlit.

Aty fëmijët i mësojnë rregullat dhe principet themelore të sjelljes së mirë, përmbushjen e obligimeve, respektin ndaj atyre që kujdesen për ta. Socijalizohen, shoqërohen, përparojnë, dhe krijojnë themelet e arsimimit të mëtutjeshëm.

Në afat të shkurtër kohor u renovuan oborret në të dy çerdhet “Flutura” dhe ”Dielli2, kuzhina dhe dyshemeja dhe pllakat nëpër korridore.

Për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm, dhe çdo fëmijë ka te drejtë për një proces kualitativ edukativo-arsimor.

Next Post

Erkan Arifi: Shkolla “Rilindja” gati për rikthimin e nxënësve

Ka përfunduar edhe lyerja e klasave në SHFK Rilindja. Këtë lajm të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e ka dhënë kryetari Erkan Arifi nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Së bashku me banorët të cilët kanë ndihmuar në disa sfera gjithçka është e mundur dhe në të mirë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: