Mexhiti: Ashtu si Parlamenti e Qeveria frymojnë shqip, edhe presidenca do jetë në frymën e njejtë

vull

Shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti para banorëve të Bogovinës dhe fshatrave që gravitojnë në këtë komunë potencoi se gjatë kësaj jave të fushatës është bërë më e qartë ideja e kandidatit konsensual për president shteti, një ide e plasuar e kahëmotshme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ashtu siç frymon shqip parlamenti, frymon shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duam që edhe presidenca të jetë në frymën e njëjtë, pasi duam që të kemi një president që të ndihmoj proceset euro-integruese dhe jo siç është presidenti i tanishëm Ivanov. Bëjmë thirrje që të komunikohet me qytetarët me qëllim që të zbërthehet ideja e presidentit konsensual të zbërthehet ideja se nuk jemi të interesuar vetëm për të marr pjesë, për ta djegur dikë politikisht por thjesht jemi të interesuar që të lëviz vendi drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Mexhiti.

Next Post

Universiteti i Tetovës, me dhimbje të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dali Emërllahut

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Universiteti i Tetovës, me dhimbje të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dali Emërllahut , intelektualit të respektuar në mbarë hapësirën shqiptare. Profesor Dali Emërllahu, njëri nga pedagogët e dalluar të arsimit shqip, ka dhënë kontribute të larta për kombin tonë dhe për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: