Mexhiti: Jadranska Magistralla e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga Hasan Prishtina!

vull
Nënkryetari i njëherit edhe kryetar i degës të BDI-së në komunën e Çairit Izet Mexhiti në profilin e tij yzrtar në Facebook ka shkruar se shumë rrugë në Shkup dhe komunat të cilët janë pjesë e kryeqytetit kanë marrë emra të personaliteteve të dalluara shqiptare, njofton Aktuale.mk
Mexhiti mes tjerash ka shkruar
Sot, në seancën e gjashtëdhjetëeshtatë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, u soll vendimi për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave në territorin e Qytetit të Shkupit, transmeton Aktuale.mk.
Më këtë vendim, rrugë të ndryshme të komunave të Qytetit të Shkupit marrin emra të figurave dhe datave të rëndësishme kombëtare shqiptare, siç janë:
Jadranska Magistrala apo Kaçaniçki pat riemërtohet në Hasan Prishtina;
Vtora Makedonska Brigada riemërtohet në Adem Demaçi;
Hristijan Todorovski Karposh riemërtohet në Nënë Tereza;
Makedonsko Kosovska Brigada riemërtohet në Mid’hat Frashëri;
Në Komunën e Kisella Vodës rruga Justiniani 1 riemërtohet në Azem Morana;
Sheshi në Saraj merr emrin Isa Boletini;
Ura në Saraj merr emrin 22 Nëntori;
Në Qendër rruga Partizanska nr 5 merr emrin Bajram Miftari;
Në Butel rruga Dushko Popovski riemërtohet në Hafëz Ali Korça,
Në Komunën e Gazi Babës në Hasanbeg rruga Alija Avdoviq riemërtohet në Ymer Prizreni, dhe shumë të tjera.
Parimin në të cilin kemi vendosur theks ishte pasqyrimi i realitetit multietnik në Qytetin e Shkupit, me fokus të veçantë në elementin kombëtar shqiptar në Shkup.
Duhet potencuar se riemërtimi i rrugëve, shesheve dhe urave tjera në Qytetin e Shkupit nuk ka përfunduar me kaq, por edhe shumë emra tjerë të figurave tona kombëtare, në të ardhmen do të bëhen pjesë e këtij procesi fisnik.
Faleminderim për këshilltarët e BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, z. Besnik Ajeti, znj. Halide Palloshi, znj. Nora Muamedi Zekiri, ish zv. Kryetarin e Qytetit të Shkupit të ndjerin z. Enver Maliqi, zv. sekretarin e Qytetit të Shkupit z. Aziz Maksuti, Drejtorin e ITSHKSH z. Skender Asani, si dhe kryetarët e komunave Çair dhe Saraj z. Visar Ganiu dhe z. Blerim Bexheti dhe stafet e tyre, për gjithë kontributin e dhënë.
IM
Next Post

SHGM dhe SPGPM: Thirrje gazetarëve dhe punonjësve të medias për vaksinim kundër Covid-19

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë në ditët në vijim do të organizojë vaksinimin kundër Covid-19 për një grup gazetarësh dhe punonjës mediatik. Në këtë fazë, Ministria e Shëndetësisë ndanë doza të vaksinës Astra […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: