Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti, as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon informacionin e publikuar nga Focus se pas njëqind ditësh nga formimi i qeverisë, ai do të paraqesë një interpelancë kundër ministrave të partisë së tij Artan Grubi dhe Bujar Osmani.
– Tani unë as nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj një gjë të tillë. Unë nuk do të komentoj deri në fund të 100 ditëve të para. Do të flas pas 100 ditësh – tha Mexhiti.
Për të paraqitur interpelancën, 5 deputetë duhet të nënshkruajnë. Nëse Mexhiti siguron mbështetjen e vetëm dy deputetëve të BDI-së ose shumicës parlamentare, atëherë interpelanca duhet të votohet duke pasur parasysh njoftimet se opozita do ta mbështeste atë.
You must be logged in to post a comment.